ВЕСТИ:   08 Април 2011, Размена на искуства во спроведувањето на општинската програма за селекција на пластичен отпад

Është formuar Shoqata e Mbledhësve Joformalë të Lëndëve të Para Sekondare


Me qëllim të tejkalimit të mungesës së mbrojtjes përkatëse sociale dhe juridike të mbledhësve joformalë të mbeturinave, fuqizimit të rolit të tyre në këtë sektor dhe përmirësimit të rezultateve të tyre afariste, Projekti për Riciklimin e Plastikës nga USAID e ka mbështetur iniciativën e mbledhësve joformalë të mbeturinave që të formojnë shoqatë, e cila do të punojë në drejtim të përmbushjes së këtyre qëllimeve në një nivel më të lartë institucional. Shoqata do të punojë drejt përmirësimit të statusit të mbledhësve joformalë, veçmas grave, përmes organizimit dhe përfaqësimit më të mirë, si dhe përmes lobimit për politika inkluzive dhe barazi.
Në kuvendin themelues, i cili u mbajt më 24.06.2011 në Shkup, u miratua akti i themelimit të Shoqatës së Mbledhësve Joformalë të Lëndëve të Para Sekondare. Shoqata e ka themeluar edhe grupin, të përbërë nga 19 mbledhës joformalë të mbeturinave, që u inkuadruan në marrëdhënie kontraktuese me NPK “Higjiena Komunale”, me qëllim të realizimit të qëllimeve të mëposhtme:

  • Kohezioni social dhe pakësimi i varfërisë së mbledhësve joformalë të lëndëve të para sekondare
  • Përmirësimi i mirëqenies së tyre
  • Përfaqësimi dhe lobimi për mbledhësit joformalë të lëndëve të para sekondare me qëllim të inkuadrimit të tyre në proceset sociale.

Shoqata e Mbledhësve Joformalë të Lëndëve të Para Sekondare paraqet një iniciative e cila i bashkon të gjithë mbledhësit joformalë, pa marrë parasysh kombësinë ose gjininë e tyre. Programi i Shoqatës është shumëdimensional, ndërsa fushat primare janë:
• Punësimi
• Banimi
• Shëndetësia
• Dokumentet juridike
• Arsimimi

 

Faqja fillestare
Ne lidhje me projektin
Aktivitetet
Edukimi
Baza e te dhenave
Kalendari i ndodhive
    Tetor 2011
    D H M M E P S
    «arkivi    
    25 26 27 28 29 30 1
    2 3 4 5 6 7 8
    9 10 11 12 13 14 15
    16 17 18 19 20 21 22
    23 24 25 26 27 28 29
    30 31 1 2 3 4 5
Galeria e fotografive
Kontakti