ВЕСТИ:   08 Април 2011, Размена на искуства во спроведувањето на општинската програма за селекција на пластичен отпад

Punëtoria për përcjelljen e dijeve dhe këmbimin e përvojave për fuqizimin e kapaciteteve të komunave në zbatimin e programit komunal për selektim të mbeturinave PET nga rajoni i Pellagonisë – Prilep, 29.04.2011


Punëtoria ishte e fokusuar në këto tema:

  • Këmbimi i përvojave në zbatimin e programit komunal PET për mbledhjen e mbeturinave të paketimit në Komunën e Prilepit;
  • Respektimi i Ligjit për paketim dhe mbeturina të paketimit, si parakusht për riciklim të suksesshëm, të prezantuar nga znj. Jadranka Ivanova dhe Lençe Qurçieva nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Në fund të punëtorisë, z. Zllatko Risteski, drejtor i NPK “Komunalec” – Prilep u emërua mentor që më tej t’u ndihmojë komunave dhe ndërmarrjeve publike komunale të cilat kanë mungesë të përvojës në implementimin e programit, si:

  • NPK Krushevë, përfaqësuar nga z. Velko Kërstevski,
  • NPK Demir Hisar, përfaqësuar nga z. Peco Kallovski
  • NPK Krivogashtani, përfaqësuar nga z. Toni Ruvçeski
  • NPK Dollneni, përfaqësuar nga z. Adnan Mehmeti.

Në punëtori ishin të pranishëm përfaqësues të komunave dhe ndërmarrjeve publike komunale të rajonit të Pellagonisë bashkë me përfaqësues të sektorit të biznesit që prodhojnë mbeturina të paketimit, si dhe palë të tjera të interesuara.
Me këtë rast u prezantuan këto tema:

  • z. Zllatko Risteski e prezantoi sistemin e koleksionit në qytetin e Prilepit, që pjesërisht është i mbështetur dhe financuar edhe nga projekti i USAID-it për riciklimin e plastikës. Ai i shpjegoi dobitë e sistemit: qytet më i pastër, më pak material refus të deponuar nëpër deponi, si dhe të ardhura dukshëm më të mëdha në buxhetin lokal nga shitja e materialeve për riciklim. Shpenzimet e pakta për transport dhe pakësimi i ndotjes së ambientit jetësor po ashtu ishin dobi të sistemit. Ai po ashtu shprehu gatishmëri që t’u ndihmojë komunave të tjera të rajonit për t’u zbatuar një sistem i ngjashëm, jo vetëm për PET, por edhe për mbeturinat e tjera nga paketimi, sepse Ligji i paketimit dhe mbeturinave nga paketimi tashmë ka hyrë në fuqi. Prandaj ai i ftoi të gjithë që janë të interesuar ta kontaktojnë atë që të mund t’ua përcjellë dijen dhe përvojën e tij.
  • Punëtoria u shoqërua me prezantimin e Ligjit të paketimit dhe mbeturinave nga paketimi.

Me këtë rast, prezantuesja e tij, znj. Jadranka Ivanova nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (po ashtu njëra nga autoret e këtij ligji) e prezantoi ligjin për shoqëritë tregtare dhe i shpjegoi detyrimet dhe përgjegjësitë në aspekt të mbeturinave të paketimit, standardeve që duhet të respektohen, sistemit të përpunimit e riciklimit dhe informimin e konsumatorëve.

znj. Jadranka Ivanova i përshëndeti dhe përgëzoi përpjekjet e USAID-it në ngritjen e vetëdijes dhe diturisë në kuadër të sistemit për menaxhim me mbeturinat në rajone të ndryshme dhe e përkrahu plotësisht punëtorinë tonë dhe aktivitetet e saj të ardhshme. Ngjarja në aspekt medial ishte mbuluar nga TV “Kanal Vizija”, ndërsa ishte organizuar nga Qendra për Zhvillimin e Rajonit të Pellagonisë.

Faqja fillestare
Ne lidhje me projektin
Aktivitetet
Edukimi
Baza e te dhenave
Kalendari i ndodhive
    Tetor 2011
    D H M M E P S
    «arkivi    
    25 26 27 28 29 30 1
    2 3 4 5 6 7 8
    9 10 11 12 13 14 15
    16 17 18 19 20 21 22
    23 24 25 26 27 28 29
    30 31 1 2 3 4 5
Galeria e fotografive
Kontakti