ВЕСТИ:   08 Април 2011, Размена на искуства во спроведувањето на општинската програма за селекција на пластичен отпад

USAID-i mbështet këmbimin e përvojave për fuqizimin e kapaciteteve të komunave për zbatimin e programeve komunale për riciklimin e ambalazhit PET


Më 9 prill të vitit 2011, projekti i USAID-it për riciklim e organizoi punëtorinë e parë nga tre punëtoritë e fokusuara në këmbimin e përvojave ndërmjet komunave për zbatimin e programit komunal për mbledhjen e ambalazhit PET dhe respektimin e ligjit për paketim dhe mbeturina të paketimit. Përfaqësues të komunave, ndërmarrje komunale, firma që prodhojnë mbeturina të paketimit dhe përfaqësues të shoqërisë qytetare të rajonit të Pollogut – Gostivari, Zhelina, Bogovina, Bërvenica, Jegunovca dhe Vrapçishti, si dhe studentë të Universitetit të Evropës Juglindore – Tetovë, morën pjesë aktive në diskutimet e punëtorisë. Ajo ishte organizuar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë në bashkëpunim me projektin e USAID-it për riciklim dhe organizatën joqeveritare partner “Sonce” nga Tetova.  
Prezantimet dhe diskutimet ishin fokusuar në disa aspekte të rëndësishme për mirëmbajtjen e programit PET, si: krijimi i partneriteteve publike-private, integrimi i mbledhësve joformalë me vendet evropiane, roli i rritjes së vetëdijes publike etj. Pjesëmarrësit shprehën interes të veçantë gjatë kohës së prezantimit të z. Damir Pavosheviqit, drejtor ekzekutiv në Eko-Flor – ndërmarrja publike me seli në rajonin e Pollogut dhe të z. Igor Makalloskit, zëvendësmenaxher në PAKOMAK, ndërmarrja e parë e autorizuar për menaxhim me mbeturinat e paketimit. z. Pavosheviq i paraqiti sukseset e zbatimit të programit për mbledhjen e mbeturinave PET në komunat Gjorçe Petrov, Negotinë – Pollog, Tearcë, Jegunovcë dhe Bërvenicë, ndërsa z. Makallovski foli për aktivitetet e PAKOMAK-ut dhe mundësitë për bashkëpunim me komunat.
Në punëtoritë e ardhshme do të duhet të mblidhen komunat dhe përfaqësuesit e tjerë relevantë nga sektori i menaxhimit me mbeturina në rajonin e Pellagonisë dhe të Bellasicës. Me qëllim që të sigurohet sistemi i mentorimit për të gjitha rajonet, do të caktohen mentorë për secilin rajon veçmas.
Në rajonin e Pollogut si mentorë do të jenë këta persona:

  • Dr. Murtezan Ismaili, drejtor i Institutit të Mjedisit Jetësor në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë;
  • z. Damir Pavosheviq, drejtor ekzekutiv i ndërmarrjes publike komunale në rajonin e Pollogut “Eko-Flor”;
  • Z. Saubi Demiri, inspektor komunal i mjedisit jetësor, Komuna e Bërvenicës.

 

U festua në Tetovë Dita Ndërkombëtare e Romëve

Projekti i USAID-it për riciklim bashkë me OJQ-në “Sonce” nga Tetova dhe Universitetin e Evropës Juglindore, më 8 prill 2011 bashkërisht e shënuan Ditën Ndërkombëtare të Romëve.
Mbledhësit joformalë, kryesisht romë, janë protagonistët më të rëndësishëm në mirëmbajtjen e industrisë së riciklimit në Maqedoni. Kjo ngjarje ishte një mundësi më shumë për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e formalizmit të aktiviteteve të tyre në menaxhimin e mbeturinave dhe të sistemin, si dhe për shumë probleme me të cilat ballafaqohet kjo popullatë.

Know-how e dytë – si punëtori u mbajt në rajonin e Pellagonisë. Punëtoria u organizua më 15 prill 2011 në Manastir. Projekti i USAID-it për riciklim e organizoi ngjarjen në bashkëpunim me Komunën e Manastirit. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të komunave, ndërmarrjeve publike komunale, përfaqësues të shoqërisë qytetare, të sektorit të biznesit që prodhon mbeturina nga paketimi dhe përfaqësues të komunave të Prilepit dhe të Manastirit.

Ligji për paketim dhe mbeturina nga paketimi u prezantua nga znj. Jadranka Ivanova dhe znj. Lençe Qurçieva nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa përvojat nga implementimi i programi dhe koleksioni komunal PET u prezantuan nga z. Zllatko Risteski, drejtor i NPK “Komunalec” – Prilep dhe z. Zoran Soklevski, drejtor teknik i NPK “Komunalec” – Manastir. Të dy drejtorët u emëruan mentorë që kështu t’u ndihmojnë komunave në rajonin e Pellagonisë në vendosjen ose fuqizimin e programeve të tyre për riciklimin e mbeturinave.

 

Faqja fillestare
Ne lidhje me projektin
Aktivitetet
Edukimi
Baza e te dhenave
Kalendari i ndodhive
    Tetor 2011
    D H M M E P S
    «arkivi    
    25 26 27 28 29 30 1
    2 3 4 5 6 7 8
    9 10 11 12 13 14 15
    16 17 18 19 20 21 22
    23 24 25 26 27 28 29
    30 31 1 2 3 4 5
Galeria e fotografive
Kontakti