ВЕСТИ:   08 Април 2011, Размена на искуства во спроведувањето на општинската програма за селекција на пластичен отпад

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Është formuar Shoqata e Mbledhësve Joformalë të Lëndëve të Para Sekondare

Me qëllim të tejkalimit të mungesës së mbrojtjes përkatëse sociale dhe juridike të mbledhësve joformalë të mbeturinave, fuqizimit të rolit të tyre në këtë sektor dhe përmirësimit të rezultateve të tyre afariste, Projekti për Riciklimin e Plastikës nga USAID e ka mbështetur iniciativën e mbledhësve joformalë të mbeturinave që të formojnë shoqatë, e cila do të punojë në drejtim të përmbushjes së këtyre qëllimeve në një nivel më të lartë institucional. Shoqata do të punojë drejt përmirësimit të statusit të mbledhësve joformalë, veçmas grave, përmes organizimit dhe përfaqësimit më të mirë, si dhe përmes lobimit për politika inkluzive dhe barazi. >>>.

Mbledhësit e parë joformalë të mbeturinave fitojnë të drejtë juridike në Maqedoni

Më 9 qershor 2011 19 mbledhës joformalë të mbeturinave nënshkruan kontratë me Ndërmarrjen Publike Komunale (NPK) “Higjiena Komunale” dhe kështu u pajisën me kartela legjitimimi, që aktiviteteve të tyre u japin të drejtë juridike. Projekti për Riciklimin e Plastikës nga USAID në bashkëpunim me NPK dhe Pakomak (kompaninë e parë të autorizuar për të menaxhuar me mbeturina) organizuan ceremoninë e nënshkrimit, që kështu ta shënojnë këtë zhvillim të ri në industrinë e riciklimit në Maqedoni.  >>>.

video
Punëtoria për përcjelljen e dijeve dhe këmbimin e përvojave për fuqizimin e kapaciteteve të komunave në zbatimin e programit komunal për selektim të mbeturinave PET nga rajoni i Pellagonisë – Prilep, 29.04.2011
Punëtoria ishte e fokusuar në këto tema:

* Këmbimi i përvojave në zbatimin e programit komunal PET për mbledhjen e mbeturinave të paketimit në Komunën e Prilepit;
* Respektimi i Ligjit për paketim dhe mbeturina të paketimit, si parakusht për riciklim të suksesshëm, të prezantuar nga znj. Jadranka Ivanova dhe Lençe Qurçieva nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. >>>

USAID-i mbështet këmbimin e përvojave për fuqizimin e kapaciteteve të komunave për zbatimin e programeve komunale për riciklimin e ambalazhit PET

Më 9 prill të vitit 2011, projekti i USAID-it për riciklim e organizoi punëtorinë e parë nga tre punëtoritë e fokusuara në këmbimin e përvojave ndërmjet komunave për zbatimin e programit komunal për mbledhjen e ambalazhit PET dhe respektimin e ligjit për paketim dhe mbeturina të paketimit. Përfaqësues të komunave, ndërmarrje komunale, firma që prodhojnë mbeturina të paketimit dhe përfaqësues të shoqërisë qytetare të rajonit të Pollogut – Gostivari, Zhelina, Bogovina, Bërvenica, Jegunovca dhe Vrapçishti, si dhe studentë të Universitetit të Evropës Juglindore – Tetovë, morën pjesë aktive në diskutimet e punëtorisë. Ajo ishte organizuar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë në bashkëpunim me projektin e USAID-it për riciklim dhe organizatën joqeveritare partner “Sonce” nga Tetova. >>>
Faqja fillestare
Edukimi
    Tetor 2011
    D H M M E P S
    «arkivi    
    25 26 27 28 29 30 1
    2 3 4 5 6 7 8
    9 10 11 12 13 14 15
    16 17 18 19 20 21 22
    23 24 25 26 27 28 29
    30 31 1 2 3 4 5